Agjencia Zhurnal.mk.

S’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit. Vota të mjaftueshme nuk ka pasur as për marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

 

Deputetët kanë votuar edhe për shmangien e afateve për shqyrtimin e projektligjit për marrëveshjes ndërkombëtare me BE në programin Programin e Bashkimit Horizon Europe.

“Konsideroj që nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të votave, sepse një pjesë e deputetëve nuk ka votuar. Pra i kemi 67 vota për, katër vota kundër dhe asnjë abstenim. Si e tillë nuk ka pasur kuorum”, ka pohuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca rreth marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Organi më i lartë legjislativ ka votuar edhe për shmangien e afateve për shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin.

Ministrja Arbërie Nagavci theksoi se me këtë marrëveshje Kosova fiton statusin e asociuar në program me të drejta të plota krahas 17 vendeve të tjera jo anëtare të BE-së. Ky program, siç tha ajo, ka buxhet të përgjithshëm prej 95,5 miliardë euro dhe është shtatë-vjeçar. Nuk ka pasur vota të mjaftueshme as për amendamentet e kësaj marrëveshje, kështu është pamundësuar votimi i marrëveshjes.

Kuorum nuk ka pasur as për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027).

Related posts

Zv.ministrja e Drejtësisë: Vrasja e gruas në Llaushë ka mundur të parandalohej

D V

Nis furnizimi me ujë në Deçan, rekomandohet vetëm për sanitari – për nevoja të amvisërisë mund të përdoret vetëm pasi të vlohet

D V

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More