Agjencia Zhurnal.mk.

Situata politike e sigurisë në vend, Osmani sot mban konferencë për media

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë konferencë për media në orën 11:00.  

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

“Sot (17 tetor 2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mëngjesi i 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Ditë më vonë Serbia arrestoi një politikan serb të Kosovës të quajtur Milan Radoiçiq nga partia Lista Serbe, i cili pranoi se kishte marrë pjesë në sulmin në Banjskë. 

Related posts

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale, në një proces të ri

D V

PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet

D V

Kuvendi sot i mban dy seanca – përfshihet edhe debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

D V