Agjencia Zhurnal.mk.

Situata pas reshjeve në vend, Peleshi: Lumenjtë janë larg pikave kritike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka raportuar lidhur me situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit.

 

“Jemi në monitorim të situatës dhe në gatishmëi për sa u përket Forcave të Armatosura në mbështetjeje të emergjencave civile, të evakuimit apo me mjete nëse do të jetë nevoja.  Në çdo prefekturë është mbledhur komiteti i emergjencave civile. Deri tani nuk kemi situata serioze”, tha ministri.

Sipas Peleshit, deri tani kemi informacion në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës, ku situata paraqitet si më poshtë:

-Torovicë rreth 50 ha të përmbytura.

-Në fushën e nën Shkodrës ka ujë në sipërfaqe.

-Kuotat e lumenjeve janë ende larg kuotave maksimale. Drini e ka 4.8 nga 7.5 që ka kuotën maksimale, Buna është në nivelin 6.5 nga 8.2 që është pika kritike.

-Bashkia Pukë ka disa njësi ku janë raportuar shembje skarpatesh.

-Në Fushë-Arrëz, raportohen dëmtime të rrugëve rurale dhe shkëputje te energjisë elektrike.

– Lumi Gjadër ka dëmtuar infastrukturën në Vaun e Dejës.

Related posts

Thirrja e epidemiologut për qytetarët: Evitimi i grumbullimeve gjatë kësaj periudhe, arma më e mirë

D V

I riu shqiptar vret punëtorin grek pasi e hoqi nga puna

Xh M

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 343 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More