Agjencia Zhurnal.mk.

Situata në veri të Kosovës| FSK dislokohet në bazën e Mitrovicës së Jugut

Për shkak të situatës në veri të Kosovës ku mbrëmjen e së enjtes në komunën e Zveçanit mbeti i plagosur me armë një polic, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë vendosur në bazën e tyre në Mitrovicën e Jugut.

Pamjet e siguruara nga gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, tregojnë automjetet e FSK-së që shkojnë në bazën e tyre në jug të Mitrovicës.

Autoritetet e Kosovës kanë dërguar personel shtesë sigurie për shkak të situatës së krijuar.

Tensionet e ditëve të fundit kanë bërë që ambasadorët e SHBA dhe Gjermanisë në Kosovë të bëjnë thirrje për shtyrje të zgjedhjeve në veri të vendit.

Related posts

Haxhiu: ‘Qebet’ e ‘joystickat’ mos na i merrni si skandale

D V

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

N E

Kurti i uron mirëseardhje gazetares së parë nga Ukraina

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More