Agjencia Zhurnal.mk.

Situata në veri – Qytetarët e vlerësojnë të tensionuar me skenar të Serbisë

Qytetarët në vend kanë mendime të ndryshme sa i përket situatës në veri të Kosovës. Disa prej tyre e konsiderojnë si situatën e tensionuar, e disa thonë se janë skenarë të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

 

Të intervistuar nga Ekonomia Online, qytetarët shprehen se veriu me ndihmën e ndërkombëtarëve mund të qetësohet dhe të fillojë sërish integrimi i serbëve në atë pjesë. Duke përmendur deklaratat e ndërkombëtarëve, çështja e targave thonë se duhet të zgjidhet me dialog.

Bislim Ademi thotë për Ekonomia Online, se veriu i Kosovës mund të dalë jashtë kontrollit, pasi sipas tij, në këtë situatë kanë dorë edhe agjentë rus.

“Është e tensionuar situata, megjithatë serbët kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, kinse nuk janë të kënaqur me këto bisedimet ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit, por edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nuk është bërë ndonjë punë e madhe”.

“Një me qenë na bënë probleme e leje që janë shumë ata. Mundet me dalë jashtë kontrollit sepse rusi e nxit serbin”, u shpreh duke thënë se veriu është i Kosovës.

Situatë e tensionuar po e sheh edhe Fehmi Uka nga Prishtina. Ai thotë se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për targat mund të shtyhet pjesë, pjesë.

“Ashtu siç po e shohim të gjithë, është e tendosur pak por besoj se do të bëhet një zgjidhje me ndihmën e ndërkombëtarëve. Janë bërë disa hapa dhe besoj se nuk po humbet (integrimi) i serbëve dhe besoj se do të kthehen sërish. Jo nuk mendoj që duhet të shtyhet vendimi, ajo është pjesë e shtetit, mundet të shtyhet pjesë, pjesë”, thotë ai.

Ndërsa Lulzim Esati, thotë se me ndihmën e ndërkombëtarëve, situata në veri do të qetësohet, raporton EO.

“Nuk besoj se do të dalë nga kontrolli, sepse janë të skenuara nga Serbia. Jo nuk besoj se integrimi i serbëve do të dështojë, sepse nëse projekti ka qenë serioz”.

“Çështjen e kanë në dorë ndërkombëtarët, e nëse janë serioz ata për ta implementuar këtë projekt, nuk është asgjë, por mund të ketë disa hapa mbrapa, por megjithatë po shihet se nuk ka vullnet nga Serbia”, u shpreh ai.

Related posts

Kuvendi përzgjedh disa anëtarë jo-ekzekutivë të bordit të BQK-së, votimi vazhdon javën e ardhshme

D V

Anulohet vizita e kryespiunit të Vladimir Putinit në Beograd

Lea Muslija

Presidentja Osmani përkujton profesor Aganin: Figurë përbashkuese dhe politikan konsistent me vizion të qartë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More