Agjencia Zhurnal.mk.

Situata në Veri, Kurti: Nuk ka ftohje të raporteve me SHBA-në

“S’bëhet fjalë për targa, por për kundërshtimin e nismës franko-gjermane”

 

Pas situatës së krijuar ditët e fundit në veri të Kosovës ku serbët kanë bojkotuar të gjitha institucionet kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje nacionale pos zgjedhjeve në komunat veriore pas dorëheqjes së kryetarëve të tyre.

Kurti tha se nuk ka ftohje të raporteve me SHBA-të pavarësissht se sërish ka këmbëngulur se nuk do të shtyj vendimin për targat ashtu sic po kërkojnë ndërkombëtarët.

“Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. “Duke pasur parasysh bregën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim dhe kemi përdor ligjin Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, u shpreh Albin Kurti.

Kurti tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim pasi tha se kështu dëshiron ta kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman ndërsa u bëri thirrje serbëve të mos braktisin institucionet.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”, theksoi kryeministri Kurti.

Zyrtarisht në veri 578 policsë serbë kanë dhënë dorëheqje.

“Kjo ka për qëllim të destabilizojë situatën në vend. Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga polica kufitare dhe 10 nga hetimet. Këto dorëheqje po vijnë nga shantazhet po rrezikohet edhe jeta e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqje”, u shpreh Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti se me veprimet e tij ka kthyer në vëmendje temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë në veri duke shtuar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ në tërë rajonin.

Related posts

Abdixhiu takoi ambasadorin amerikan, biseduan për aktualitetin politik dhe dialogun

D V

Vuçiq kërcënon Lajcakun dhe emisarët e Macronit e Sholcit: Kujdes me çka vini

Xh M

Notat e lojtarëve: Roma 0-0 Bologna, Skorupski më i miri dhe paraqitje e mirë nga Kumbulla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More