Agjencia Zhurnal.mk.

Sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë, Çerkini: Garanci për qëndrueshmërinë dhe progresin e sektorit

Sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë ka arritur të krijojë mundësi për menaxhimin e rreziqeve të ndryshme në këtë prodhimtari, duke ndikuar kështu në rritjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Kështu është shprehur zëvendës sekretarja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini, në ceremoninë përmbyllëse të projektit të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), që është pjesë e Bankës Botërore dhe MBPZhR-së ”Financimi i Bujqësisë dhe Sigurimeve Bujqësore në Kosovë”.

Sipas një njoftimi për media ajo ka falënderuar IFC-në dhe gjithë akterët tjerë të përfshirë në këtë projekt për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në këtë rrugë të vështirë drejt një bujqësie më të qëndrueshme dhe të zhvilluar në Kosovë.

“Ministria jonë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka nisur disa projekte dhe përpjekje për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor. Një nga aspektet kyçe është sigurimi bujqësor, dhe jemi krenarë që kemi arritur të zhvillojmë një sistem të tillë në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) përmes projektit ECA Agri-Finance.

Ky sistem i sigurimeve bujqësore ka ndihmuar fermerët tanë të parashikojnë dhe planifikojnë më mirë buxhetin e tyre, duke u mundësuar ata që të përballen me rreziqe të ndryshme nga faktorët klimatikë. Përmes këtij programi, kemi subvencionuar 75 për qind të shumës së pranuar për sigurim, duke e bërë atë më të arritshme për fermerët tanë”, tha Çerkini.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se krahas kësaj ajo ka treguar edhe për hapat tjerë që kanë ndërmarrë për të fuqizuar edhe më tej sektorin, duke theksuar këtu edhe Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i sapo miratuar në Kuvend, që sipas saj paraqet një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të menaxhimit të rreziqeve në bujqësi.

“Ministria jonë po punon ngushtë për të hartuar udhëzime administrative që do të rregullojnë procesin e sigurimeve të bujqësisë, duke siguruar një mjedis më të përshtatshëm për fermerët”, theksoi ajo.

Ndryshe, përmes projektit për sigurime bujqësore rreth 3 mijë kredi në vlerë 25 milionë euro u janë distribuuar fermerëve kosovarë përgjatë tri viteve të fundit, si dhe rreth 1 milionë euro kredi janë mbështetur me sigurime bujqësore.

Related posts

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

Lirohen benzinat dhe dizeli

D V

Bujqit grek do ta bllokojnë vendkalimin Evzoni nga ora12 deri në orën 16

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy