Agjencia Zhurnal.mk.

Sindikata e UCM në Qeveri do të takohet me Kovaçevskin, Bytyqin dhe Shaqirin

Shkup, 4 tetor – Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatës së Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot në orën 10 në Qeveri do të kenë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, njoftoi për MIA-n prof.dr. Angell Ristev, kryetar i Sindikatës së UCM.

 

Sindikata do t’i thotë kërkesat të cilat i ka këto dy vite – nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive dhe rritje graduale të pagave, nga 25 për qind në nivel vjetor, që pas katër viteve të arrihet niveli i rritjes prej 100 për qind.

“Sindikata e UCM-së pret që Qeveria t’i pranojë kërkesat tona për tejkalimin e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë materiale të punonjësve të UCM, për sigurimin e një jete dinjitoze të kuadrit mësimor dhe jomësimdhënës dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës”, tha Ristov.

Për këto kërkesa Sindikata e UCM-së më 2 qershor organizoi protestë paralajmëruese para Rektoratit dhe në fund të atij muaji planifikonte protestë të qetë para Qeverisë, por e anuloi pasi mori premtim nga Qeveria se kërkesat e tyre do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi dje se pret bisedime të hapura me Sindikatën e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, lidhur me rritjen e pagave të profesorëve.

“Pres të bisedoj hapur me Sindikatën e UCM-së, i cili do të duhet të vendosë një kornizë sa i përket kërkesës së profesorëve nga UCM-ja. Unë jam këtu sot, këtu ka qenë edhe rektori i UCM-së, me të vërtetë duhet vlerësuar puna e profesorit dhe unë vij nga komuniteti akademik që duhet të kemi parasysh kushtet në të cilat funksionon ekonomia në këto kushte krize”, u përgjigj kryeministri në pyetjet e gazetarëve në orën e parë akademike të sotme në Fakultetin Ekonomik në UCM.

Related posts

Rama publikisht i kërkon Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë: Na lini të flasim me BE-në

D V

Fillojnë punimet për rregullimin e kanalizimit fekal në Straçincë

Z.H

USAID prezantoi praktika të suksesshme për grumbullimin efektiv të burimeve komunale

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More