Agjencia Zhurnal.mk.

Sindikata e pensionistëve pranë KSL-së: Shteti ta fillojë dialogun social

Shkup, 20 shtator – Sindikata e pensionistëve të Maqedonisë pranë Konfederatës së sindikatave të lira sot përmes kumtesës, të gjithë pensionistëve ua uroi Ditën e pensionistëve – 20 Shtatorin.

 

“Kërkojmë të ndryshojë neni 37 i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor. Ai u ndryshua, por me vonesë prej disa viteve. Ajo që gjithashtu e kërkon SPM është pensioni të jetë 60 për qind në raport me rrogën mesatare. Pensioni momental mesatar është 16,300, nëse pensionet harmonizohen në pajtim me rrogën mesatare të momentit, pensioni mesatar tani do të ishte 19,600 denarë”, qëndron në kumtesë.

Sipas Sindikatës pensionale të Maqedonisë, “situata momentale është vendosur ashtu që pensionistët i bën të jenë persona të kategorisë së ndjeshme të qytetarëve dhe janë të detyruar të mbijetojnë deri në fund të muajit”.

“Maqedonia proklamohet so shtet social, kështu që për atë arsye shteti e ka obligim të kujdeset për qytetarët e vet, në këtë rast, pensionistët. Nevojitet që shteti ta fillojë dialogun social me Sindikatën e pensionistëve të Maqedonisë në mënyrë që bashkarisht të mund të japim dhe të gjejmë zgjidhje për përmirësim të jetës së pensionistëve të cilët me vite të tëra ka kontribuuar për shtetin si punëtorë”, ceket në kumtesën e Sindikatës së pensionistëve të Maqedonisë.

Related posts

Nuk do të paguhen të punësuarit në çerdhe? Problem i cili mund ta prishë procesin negociues

Xh M

Pendarovski: Mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respekti janë shtyllat e shoqërisë maqedonase

Redaksia

Arsovska: Shkupi është qyteti më i bukur në botë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More