Agjencia Zhurnal.mk.

Sindikata e ambasadorëve kërkon rritje pagash

Shkup, 24 tetor – Sindikata diplomatike maqedonase kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paga më të larta për 78%, sepse, sipas Sindikatës, pagat aktuale janë degraduese dhe situata është e paqëndrueshme. “Është shqetësuese që numrit “një” të diplomacisë nuk i intereson se me çfarë të ardhurash jetojnë diplomatët profesionistë. Sindikata ka alarmuar në mënyrë të përsëritur faktin se paga mesatare në MPJ është nën mesataren në vend, dhe në të njëjtën kohë është më e ulëta në krahasim me diplomatët në rajon, ” informojnë nga sindikata diplomatike. Ata shtojnë se të ardhurat e diplomatëve janë nën çdo nivel dinjiteti për këtë vend. “Ne kërkojmë urgjentisht që në të njëjtin proporcion me pagat e zyrtarëve, pagat e diplomatëve të rriten, veçanërisht pasi barra e punës së përditshme është mbi ata me paga nën mesataren shtetërore,” reagojnë nga sindikata duke kërkuar që ndaj kërkesave të tyre të veprohet urgjentisht.

Related posts

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky