Agjencia Zhurnal.mk.

Sigurohen 50 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës ujore nëpër komuna

Shkup, 16 shtator – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Investime (BEI) në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut, në vlerë prej 50 milionë eurosh.

 

Me mjetet financiare të siguruara nga huamarrja nga BEI, do të vazhdojë mbështetja për të gjitha komunat për ngritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend, ndërsa realizimi i projekteve do të bëhet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut përfshin: rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin/ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimeve atmosferike dhe masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet, si dhe për furnizim të pajisjeve të specializuara për mirëmbajtje.

Related posts

Çfarë ndodhi mbrëmë në takimin mes SASHK dhe Ministrisë së Financave? A u arrit marrëveshje?

Z.H

Zaev: Propozimi ndonëse nuk është më i miri, por është bazë e mirë për fillim të negociatave

Z.H

Maqedonia në listën e shteteve armike të Federatës Ruse, bëjnë pjesë SHBAtë dhe e gjithë Evropa

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More