Agjencia Zhurnal.mk.

Sichuan i Kinës, panda gjigante kapet nga kamera

Një pandë e egër gjigante u kap disa herë nga një kamerë me rreze infra të kuqe në Parkun Kombëtar të Pandave Gjigante në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Nga 25 deri më 28 maj të këtij viti, kamera e vendosur në zonën Tangjiahe të parkut, në një lartësi 2 900 metra mbi nivelin e detit, regjistroi videofragmente të pandës gjigante për katër ditë me radhë.

Zona ku panda u xhirua, ka shumë kushte të favorshme, përfshirë temperatura relativisht të qëndrueshme, ushqim e ujë të mjaftueshëm.

Një nga videofragmentet, i xhiruar më 25 maj, tregon ariun bardhezi duke ecur drejt kamerës dhe duke e prekur. Në një tjetër fragment, i marrë më 28 maj, panda zbulon një vend të freskët për pushim pas vëzhgimit të mjedisit përreth.

Punonjësit e parkut kombëtar thanë se në fragmentet është e njëjta pandë e rritur.

Mbi 400 kamera me rreze infra të kuqe janë vendosur në zonën Tangjiahe gjatë disa vjetëve të fundit, të cilat kanë regjistruar shumë kafshë të egra të rralla.

Related posts

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy