Agjencia Zhurnal.mk.

Si të vendosni kufij të qartë ndaj njerëzve të tjerë: Çfarë duhet të bëjë një grua që është vajzë, partnere dhe nënë!

Si të vendosni kufij në situata të caktuara dhe t’u thoni jo të tjerëve kur vërtet e mendoni t’ua thoni atë

 

Për shumicën e njerëzve, vendosja e kufijve është e barabartë me braktisjen apo tradhtinë. Mirëpo, duke i vendosur kufijtë u bëjmë me dije njerëzve cila është e vërteta jonë dhe deri ku mund të shkojnë, në vend që ta sabotojmë veten në mënyrë që të respektojnë të vërtetën e të tjerëve.

Vetëm nëse i dimë kufijtë tanë, do të arrijmë t’i kuptojmë dhe t’i respektojmë edhe kufijtë e të tjerëve.

Vendosja e kufijve në rolet kryesore:

Roli i vajzës:

• Nënë, baba, ju falem nderit për propozimin, por ju lutem, kur dëshironi të më ndihmoni, më ndihmoni ashtu siç ka kuptim për mua, jo si mendoni ju se duhet ta bëni. Kjo do të ketë shumë më tepër kuptim për të gjithë ne.

• Jam e gatshme t’ju dëgjoj çdo gjë që do të më thoni, por nuk jam e sigurt që do të jem e gatshme edhe ta pranojë atë.

• Jam e gatshme të bëj për ju çdo gjë që dëshironi, derisa ajo gjë nuk më rrezikon mua.

Roli i partneres:

• Kjo gjëja që nuk pajtohem me ty nuk do të thotë që nuk të dua, por do të thotë që kam mendim ndryshe për atë çështje konkrete.

• Nuk je i detyruar të më përkrahësh, por mos më pengo t’i bëj gjërat të cilat kanë kuptim për mua.

• Mund të të dashuroj dhe të të lejoj që të bësh gabimet tuaja dhe të marrësh vendimet tuaja.

Roli i nënës:

• Aktualisht nëna është e lodhur, e pikëlluar, e zhgënjyer dhe më duhet pak kohë të jem vetëm.

• Do të jem gjithmonë me ty, por nuk do t’i bëj gjërat në vend që t’i bësh ti vetë.

• Ka fjalë të cilat kurrë nuk u thuhen prindërve.

Roli i vetërealizimit:

• Vendosni standardet sipas të cilave ju i bëni vetë dhe jini të gatshëm të hiqni dorë nga ata që nuk janë të gatshëm t’i respektojnë ata.

• Respektoni kohën tuaj dhe kohën e njerëzve të tjerë. Është e kufizuar.

• Mos bashkëpunoni me njerëz që nuk ndajnë vlerat tuaja, zakonisht e paguani shtrenjtë këtë shoqërim.

Related posts

Biznemenë të suksesshëm që ishin askushi para moshës 30 vjeç

Xh M

Gruaja martohet me ngjyrën rozë pasi thotë se e adhuron aq shumë

D V

Tri arsye se përse gjithmonë duhet të udhëtoni

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More