Agjencia Zhurnal.mk.

Si të liroheni sa më shpejt nga viruset?

Bimët janë ilaçi më i shpeshtë kundër viruseve të cilat në këtë periudhë të vitit na sulmojnë

Hundët e zëna, ndjesi djegie në fyt, kollë e thatë dhe ethe, janë simptoma më të zakonshme që na shqetësojnë dhe shumicën nesh sëmuremi, por që mjekët e mjekësisë klasike zakonisht na thonë që “kalon spontanisht”, transmeton Telegrafi.

Kështu thonë edhe ithtarët e mjekësisë tradicionale, por ata edhe ofrojnë receptura, të caktuara të cilat populli i ka verifikuar, për dalje të shpejtë na rrjeta e viruseve.

Hudhra është jashtëzakonisht e shëndetshme, vepron si antibiotik natyral dhe me sukses qetëson kollën gjatë natës.

Kush nuk mund ta përballojë për shkak të aromës specifike, mund ta ziejë, pastaj ta pijë ujin në të cilin është zier hudhra, ndërsa thelpinjtë t’i hajë.

Në barnatore, hudhra mund të blihet edhe në kapsula.

Çaj mëllage rekomandohet për mukozën e thatë të fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes, sepse qetëson kollën, zbut simptomat e saj dhe lehtëson frymëmarrjen.

Mëllaga është e mirë edhe kundër kollës së thatë, por edhe pa problem mund ta pinë edhe shtatzënat edhe fëmijët.

Mjalti vepron kundër baktereve, por më së miri është që ta pini të shkrirë në qumësht dhe çaj.

Related posts

Keni problem të flini? Aplikoni këto metoda përpara se të nevrikoseni

D V

Ushqimet më të mira për forcimin e kujtesës dhe parandalimin e plakjes së qelizave të trurit

D V

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy