Agjencia Zhurnal.mk.

Si ta kurseni energjinë elektrike – disa këshilla praktike

Kursimi i energjisë tingëllon e vështirë, ndonëse është me të vërtetë një mision i arritshëm.

 

Me disa hapa të thjeshtë, njeriu jo vetëm mund të pakësojë gjurmën e tij individuale të karbonit në atmosferë, por edhe të paguajë më pak në faturën e fund-muajit.

Mos e Shpërdoroni Energjinë

Nëse ka një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë ndezur kot.

Fikni dritat, kompjuterët, televizorin, telefonin, kondicionerin dhe çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi.

Vetëm me këtë hap të thjeshtë mund të kurseni shumë.

Nëse keni një pajisje që nuk përdoret, ama e mbani në prizë, bëhuni të mençur dhe hiqeni nga priza.

Sa i përket kësaj të fundit, është më mirë të përdorni një prizë zgjatuese për disa pajisje, në mënyrë që të mund t’i fikni të gjitha me një prekje të vetme.

Kujdes Me Kondicionerin

Temperatura e shtëpisë duhet mbajtur diku tek 25 ose 27 gradë në verë, ndërsa në dimër duhet të jetë nga 18 deri në 20 gradë.

Në verë mbani perdet mbyllur në pikun e vapës që të mbani larg nxehtësinë.

Në dimër mbani perdet hapur që drita natyrale të ngrohë ambientin.

Zgjidhni Ngjyra Të Çelëta Për Lyerjen e Shtëpisë

Nëse zgjidhni ngjyra të zbehta dhe të çelëta për lyerjen e shtëpisë, drita do të reflektohet më shumë dhe rrjedhimisht nuk do të keni nevojë të ndizni dritat në shtëpi.

Ngjyrat e çelëta përbëjnë një avantazh të rëndësishëm edhe në verë sepse muret nuk përthithin aq shumë nxehtësi.

Zgjidhni Pajisje Që Kursejnë Energji

Kur të blini pajisje elektro-shtëpiake, zgjidhni ato që kursejnë elektricitet.

Vetëm falë tyre, konsumi juaj i elektricitetit do të jetë më i ulët dhe shpenzimet gjithashtu.

Lani Rrobat Me Ujë Të Ftohtë

Nëse i lani rrobat me ujë të ftohtë, do të kurseni ndjeshëm elektricitet. Nëse lavatriçja juaj ka karakteristika të veçanta për kursimin e energjisë, atëherë do të jeni dyfish të fituar.

Mos e Teproni Me Ujin

Kursimi i ujit automatikisht ka lidhje me kursimin e energjisë.

Nëse ju nuk e lini ujin të rrjedhë më kot ndërsa bëni banjë, atëherë bolieri nuk do të shpenzojë më shumë energji për ta ngrohur atë.

E njëjta gjë vlen edhe për ËC-në, me të cilën nuk duhet ta teproni duke shtypur butonin e shkarkimit.

Zgjidhni Ndriçimin Led

Në vend të llampave të vjetra, investoni tek ato LED të cilat janë jo vetëm të përballueshme por edhe kursejnë energji.

Këto llampa i gjeni në forma dhe nivel ndriçimi të ndryshëm.

Related posts

Tre fakte që duhet të dinë ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19

D V

Qepa shëruese për këtë sëmundje

Xh M

Lule prej hekuri” në 1600 gradë celsius

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More