Agjencia Zhurnal.mk.

Si kandidat i vetëm, llir Meta zgjedhet në krye të Partisë së Lirisë

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues të PL.

 

Ilir Meta ishte i vetmi kandidat për kreun e partisë dhe kësisoj është zgjedhur dhe zyrtarisht kreu i Partisë së Lirisë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PL, Silva Caka, njoftoi se në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro Metës dhe 3 delegatë votuan kundër.

Fjala e plotë e Silva Cakës:

Votimet për Kryetarin e Partisë së Lirisë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, u hapën në orën 12:55 dhe u mbyllën në orën 18:15. Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë.

Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit.

Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë ka përfunduar edhe verifikimin e respektimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të të rinjve, sipas proporcioneve të parashikuara në Statut.

Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë.

Në votimin për Kryetarin e Partisë së Lirisë, morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Kryetarit të Partisë, Z. Ilir Metaj.

Në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim. Lista e plotë emërore e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar, të zgjedhur sot nga Konventa Kombëtare është si vijon:

I urojmë suksese Kryetarit të ri të sapozgjedhur, Z. Ilir Metaj dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Në përfundim, një falenderim i veçantë, i shkon delegatëve të Konventës Kombëtare nga e gjithë Shqipëria për gatishmërinë e treguar në një process relativisht të gjatë, për shkak të numrit të lartë të kandidatëve për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar. Gjithashtu, dëshiroj shumë sinqerisht të falenderoj mediat për pasqyrimin me përkushtim dhe transparencë të punimeve të Konventës dhe procesit të votimit.

Related posts

Nikolla: Kroacia, mbështetje e vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

D V

Shpërthim tritoli në Lushnjë/ Lënda plasëse hidhet në oborrin e shtëpisë, detajet e para

Xh M

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi dakord për “6 Marsin”: I jep më shumë kohë KQZ

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More