Agjencia Zhurnal.mk.

Shumica e partive politike maqedonase pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 6 korrik – Partitë parlamentare maqedonase u prononcuan se do ta pranojnë Propozim-rezolutën e VMRO-DPMNE-së që i përcakton pozicionet shtetërore për eurointegrimet, po edhe pozicionet në lidhje me çdo mohim të identitetit gjuhësor, kulturor apo kombëtar maqedonas. VMRO-DPMNE kërkon Rezoluta të jetë me emrin kushtetues.

 

Deputetë të VMRO-DPMNE-së dje patën takime me një pjesë të kolegëve të tyre në Parlament, ndërsa në deklaratë për mediat mbështetje për propozim dokumentin dha edhe deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së Kosta Kostadinovi. Propozim rezolutën e mbështetën edhe deputetët e RDP-së, LDP-së dhe Lidhjes Demokratike.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mockoski e përshëndeti hapin e LSDM-së dhe theksoi se rezoluta i përmban “linjat e kuqe kombëtare nga të cilat asnjë qeveri nuk mund të heq dorë”.

“VMRO-DPMNE-ja vazhdon t’i bashkojë të gjithë faktorët shoqërorë dhe politikë dhe të jetë shtylla bartëse për mbrojtjen e strukturës kombëtare dhe qëllimeve strategjike të Maqedonisë. Tregojm se të bashkuar jemi më të fuqishëm” theksoi Mockoski.

Ai u shprehu falënderim ASHAM-it, USHCM-së dhe KOM-it për kontributin e tyre duke krijuar tekstin e kësaj rezolute, si dhe të gjitha partitë politike, si opozitën ashtu edhe shumicën në pushtet, të cilët ishin të gatshëm të mbështesin Rezolutën ose ishin të gatshëm të bisedojnë me ne për këtë.

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kosta Kostadinovi në konferencë për shtyp në pyetjen e gazetarëve tha se ata do ta pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE-së, e siç është, por se ende zyrtarisht nuk e kanë parë, sepse nuk është dorëzuar në Kuvend.

VMRO-DPMNE në pajtim me Kushtetutën, shtoi Kostadinovi duhet zyrtarisht te çdo deputet ta dërgojë rezolutën.

Identiteti maqedonas, potencoi ai, është shenjtëri e cila është më e lartë dhe më e rëndësishme nga rejtingu u Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Dërgojmë mesazh të fortë se do të punojmë fuqimisht në integrim në BE me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas”, tha deputeti Kostadinovi.

Deputetët e RDP-së dhe LDP-së do ta pranojnë rezolutën e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, por potencuan se duhet të harmonizohet me emrin kushtetues të shtetit.

“Teksti i Propozim rezolutës në përgjithësi për me është i pranueshëm. Gjithsesi ky tekstet mbetet i hapur për plotësim, korrigjime, Kuptohet duhet të harmonizohet me emrin kushtetues së shtetit”, deklaroi deputetja Maja Moraçanin e RDP-së.

Këtë qëndrim e ndan edhe deputetja e LDP-së, Monika Zajkova.

“Na u prezantua teksti i njëjtë që dje u nda me mediat. Për ne Propozim rezoluta është e pranueshme. Patëm vërejtje vetëm në pjesën ku duhet të harmonizohet emri kushtetues. Kuvendi duhet të bashkohet rreth kësaj çështje”, deklaroi deputetja Zajkova.

Lidhja Demokratike konsideron se Kuvendi duhet të debatojë dhe të miratojë Rezolutë për interesat strategjike shtetërore dhe interesat kombëtare lidhur me proceset eurointegruese, me qëllim që të dërgohet mesazh edhe deri te Bashkimi Evropian, por edhe deri te vendet fqinje se askush nuk ka të drejtë ta kontestojë identitetin tonë kombëtar, vazhdimësinë historike, si dhe gjuhën, e cila është njëra ndër karakteristikat kryesore të çdo populli.

Rezoluta ende zyrtarisht nuk është dërguar në Kuvend, por deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski paralajmëroi se dokumenti do të dorëzohet në Kuvend.

Për sot janë paralajmëruat edhe takime të VMRO-DPMNE-së me deputetë të bllokut të partive shqiptare.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari të dielën deklaroi se partia ende nuk ka qëndrim për rezolutën, por paralajmëroi se këto ditë do të bëjnë të ditur nëse do ta mbështesin dokumentin.

Related posts

Editorial/ Të rinjtë të rëndësishëm për partitë vetëm gjatë fushatës zgjedhore

N E

Gazetarja dhe aktivistja Rita Behadini ja numëron “të pabërat” Ali Ahmetit dhe BDI-së

Redaksia

Fushatë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim “Të mësojmë rreth përmbytjeve” në shkollat e Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More