Agjencia Zhurnal.mk.

Shumë vetura luksoze si Mercedes, BMW, Porsche, prej vitesh kalben në një pronë

Përveç Porsche 928, Mercedes me modele të ndryshme, ka edhe një Audi V8, por edhe një Mazda Miata dhe një Jeep Grand Cherokee V8.

Në faqen e Facebook-ut Decay Addiction / Lord of castle, një fotograf me emrin artistik “tomofdd” publikon veprat e tij mbi pronat e braktisura, shtëpitë e vjetra dhe kështjella, dhe disa prej tyre janë në gjendje të kalbur prej dekadash.

Megjithatë, ky fotograf gjithmonë arrin të gjejë diçka madhështore në këto rrënoja historike. Kështu së fundmi ai ka fotografuar një koleksion të braktisur të klasikëve modernë në një magazinë të vjetër, në një pronë, e cila, duke gjykuar nga gjendja në foto, prej kohësh është e braktisur.

Ai nuk tregon vendndodhjen e veturave, por sipas informacioneve nga qindra komente në Facebook, mund të konstatohet se prona me klasikët e braktisur të Jaguar, Porsche, Mercedes, BMW e të tjera ndodhet diku në Gjermani.

There were many cars in this location, which were certainly driven by „Bad Boys“.instagram.com/tomofdd/

Posted by Decay Addiction on Wednesday, August 25, 2021

Është magjepsëse sesi fotografi arriti të bënte foto kaq të mira të atij thesari të fshehur të veturave.

Galeria shoqërohet me një përshkrim: “Në këtë lokacion kishte shumë vetura të drejtuara nga njerëz të këqij”, që mund të nënkuptojë se në fakt bëhet fjalë për një vendgrumbullim veturash të sekuestruara nga kriminelët.

Për shumë, megjithatë, më interesantja është një helikopter historik që mund të vlejë më shumë se të gjitha veturat së bashku, nëse do të sillet në gjendjen e duhur.

Related posts

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

D V

Alfa Romeo “ringjall” një model që u hoq nga prodhimi

D V

BMW-ja me tingullin më të mirë në planet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy