Agjencia Zhurnal.mk.

Shumë shkolla kanë mungesë stafi

Shkup, 2 Tetor – Ekipi i Tv Alsat udhëtoi drejt shkollës fillore “Alija Avdoviç” të fshatit Batincë të komunës së Studeniçanit për të parë nga afër se si po funksionon shkolla, pa sekretar, pedagog e psikolog. Punën e gjithë këtyre personave që mungojnë, për momentin po e kryen defektologia e shkollës.

 

Qenan Imeri, drejtor i shkollës tha se në Ministrinë e Arsimit me kohë kanë dorëzuar të gjitha kërkesat për financime të reja por akoma mbeten në pritje të një përgjigjeje.

“Ne kemi dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për pedagog, një punëtor social, për ndihmës drejtor edhe para disa ditëve u dëgjova me përgjegjësin në ministri që e kemi ne si komunë edhe na premtuan dhe kemi shpresa që do të na japin pëlqime të reja, financime të reja për këto punëtor. Për momentin kemi vetëm një defektologe, psikologja është në pushim të lindjes dhe unë si drejtor me defektologen jemi duke i kry të gjitha punët”, tha Qenan Imeri, drejtor I sh.f “Alija Avdoviç”, fshati Batincë.

Related posts

Kryqi i Kuq nesër hapë Qendrën edukative për trajnim sipas programeve të verifikuara

Z.H

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës së shkrirë

D V

SHGM: Dënim për kërcënimet ndaj gazetares së IRL-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More