Agjencia Zhurnal.mk.

Shukri: Samiti i klimës KOP27 në Sharm el Sheik është zgjatur edhe për një ditë

Konferenca globale e klimës KOP27 (COP27) në Egjipt është shtyrë deri nesër me qëllim që të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjet kryesore, njoftoi DPA.

 

Konferenca dyjavore për klimën, e njohur si KOP27, duhej të përfundonte sot në resortin egjiptian të Sharm El Sheik, por ministri i jashtëm egjiptian Sameh Shukri, kryesues i konferencës, tha se do të zgjatet për të mundësuar më shumë kohë për bisedime në kushte të ndarjeve mes negociatorëve të mbledhur në qytetin e Detit të Kuq.

“Sot duhet të ndryshojmë sërish shpejtësinë. Koha nuk është në anën tonë”, tha Shukri. “Unë mbetem i përkushtuar ndaj konferencës që përfundon nesër”,  shtoi ai.

Shukri tha gjithashtu se “komuniteti global po kërkon që ne të jemi të guximshëm dhe ambicioz”.

“Kemi shumë punë përpara. Prandaj, le t’u kthehemi shpejt problemeve”, shtoi ai.

Çështja e mprehtë në fokus të bisedimeve të udhëhequra nga KB-ja është pagesa e kompensimit për dëmin e shkaktuar nga ndryshimet klimatike në vendet më të varfra.

Delegatët e konferencës tashmë kanë rënë dakord që për herë të parë të vendosin në rendin e ditës këtë çështje, të njohur si financimi i humbjeve dhe dëmeve.

Vendet në zhvillim kanë kërkuar prej kohësh krijimin e një mekanizmi financiar për të kompensuar dëmet klimatike në vendet me të ardhura të ulëta.

Bashkimi Evropian ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të bërë kompromis për financimin e vendeve të rrezikuara.

“Krijimi i një fondi për dëmet klimatike nuk është një opsion i preferuar për BE-në, por është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të vendeve në zhvillim”, tha sot zyrtari më i lartë i klimës në Union, Frans Timermans.

Related posts

Shpërthimi në një xhami në Afganistan lë 18 të vdekur

Xh M

Protestuesit djegin shtëpitë e politikanëve gjatë natës së trazirave në Sri Lanka

D V

BE-ja vendos sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More