Agjencia Zhurnal.mk.

Shuhet zjarri në Parkun e Qytetit

Shkup, 26 tetor – Shuhet zjarri që i kaploi barakat ku ishte vendosur Gjykata për Kundërvajtje në Parkun e Qytetit në Shkup, informojnë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.

 

Komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski për MIA-n deklaroi se në teren kanë intervenuar me shtatë automjete dhe 20 zjarrfikës.

“Zjarri ka përfunduar. Është vënë nën kontroll dhe po punohet në shuarjen e plotë, e tij që mbeti”, deklaroi  për MIA-n Simonovski.

Paraprakisht Simonovski, informoi se nuk ka dëm të madh material, as të lënduar ose viktima, por se problem serioz ishin hidrantët jofunksional.

“Shumë herë kemi thënë se rrjeti hidraulik nuk është shënuar saktë dhe ku kemi mjaftueshëm për mbushje të ujit”, deklaroi Simonovski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në deklaratë për mediat nga vendi i zjarrit, tha se bëhet fjalë për baraka montuese të vjetra 50 vjet, të cilat janë djegur shpejtë dhe falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe dëme më të mëdha materiale.

“Kemi një zjarr të vogël në çatinë e restorantit ‘Tomçe Sofka’. Tani isha me pronarin, gjithçka është në rregull dhe nuk ka dëm më të madh material”, deklaroi Shilegovi.

I pyetur për atë nëse ndoshta janë djegur disa dokumente ose planifikohet ndërtimi i ndonjë ndërtese, Shilegovi tha se është për keqardhje që një parti politike edhe në këso momente të rënda gjen hapësirë për politikë.

“Për mua është primare të kontrollohet nëse kemi viktima dhe dëme. Ky është dokumentacioni i Gjykatës Themelore Shkupi 1, nuk është i Qytetit të Shkupit. Dokumentacioni i Qytetit të Shkupit është plotësisht i sigurt, i digjitalizuar, me bek-ap digjital. Kjo nuk është variant shkruaj-fshij, i cili ekzistonte deri në vitin 2017. Këtu nuk është paraparë ndërtimi i ndërtesave sa e di unë. Plani i detajuar urbanistik nuk është miratuar, toka është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Shilegovi.

Ai paralajmëroi se hapësira, sapo të përfundojë shuarja e zjarrit, do të rregullohet për sport, në kuadër të Parkut të Qytetit.

Zjarri ishte denoncuar sot rreth orës 16. 

Related posts

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Z H

Analizë/ Maqedonia e Veriut, shteti që po bllokon lidhjet rrugore ndër-shqiptare

N E

Pendarovski në Malme në takim me kryeministrin suedez Lofven

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More