Agjencia Zhurnal.mk.

Shuhet familja treantarëshe shqiptare, babai, nëna dhe vajza humbin jetë në aksident

Athinë, 15 nëntor – Komuniteti lokal ka reaguar pas aksidentit tragjik të familjes shqiptare në aksin Xyniada-Koromilia, ku humbën jetën tre persona.

 

Në makinën e tyre tip “Toyota” udhëtonin babai, nëna, vajza e tyre 22 vjeçe dhe djali 17 vjeçar. Mediat greke raportojnë se vetëm ky i fundit mundi të dalë gjallë nga grumbulli i hekurave që u katandis makina pas përplasjes së fortë me tankerin e gazit që po u vinte përballë. Të tre të tjerët ndërruan jetë në vend.

Ky aks, sidomos në vendin pranë zonës që quajtur Domokos njihet si zonë problematike nga banorët, të cilët janë bërë dëshmitarë të aksidenteve të ngjashme edhe më herët.

Babai, nëna dhe vajza shuhen në aksident/ Komuniteti në Greqi

Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por sëfundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degruduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, u shpreh ai.

Related posts

Një ditë do të dëgjojmë, se ‘puna e komisarit (Berishës) ishte loja’

Lea Muslija

Përmirësimi i klimës së biznesit, Soreca takim me ministren Ibrahimaj

D V

Shqipëri, 5 viktima dhe rreth 995 raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More