Agjencia Zhurnal.mk.

Shtylla e urës së Cërna Rekës mbi të cilën qarkullon treni do të ndërtohet për rreth dy muaj

Veles, 20 nëntor – Për shkak të plasaritjes së shtyllës së betonit të urës në Cërna Rekë në linjën Gjevgjeli-Veles mes stacioneve hekurudhore Kukuriçani-Gradsko në afërsi të komunikacionit hekurudhor Stobi në këtë drejtim rrugor është ndërprerë në tërësi nga e marta pasdite prej orës 15:25 si udhëtarët ashtu edhe mallrat bëhen duke transferuar udhëtarët nga treni në autobus.

Ashtu siç informuan për MIA-n nga HM Infrastrukturë,  pas analizës së profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup ështe lajmëruar që këtë javë të fillojë riparimi i shtyllës, i cili riparim sipas ekspertëve duhet të bëhet rreth dy muajve.

“Njëkohësisht ekspertët propozojnë që të ndërtohet urë e re e hekurt të Cërna Rekës më lartë se kjo që është tani, por për financimin e mjeteve të këtij projekti duhet të miratojë Qeveria”, potencojnë nga HM Infrastrukturë.

Nga HM infrastrukturë potencuan se përsëri mendimi i ekspertëve është më i rëndësishëm dhe sipas tyre zgjedhja më e mirë për këtë pjesë nga hekurudha përmes Cërna Rekës është përveç riparimit të urës ekzistuese të ndërtohet edhe urë e re e hekurt e cila do jetë më e qëndrueshme dhe më e sigurtë për udhëtim të mallrave dhe udhëtarëve.

Në ndërkohë tashmë gjashtë ditë komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Gjevgjeli përmes Velesit dhe anasjelltas bëhet me “kalim” – me transport me autobus. Konkretisht, nga Shkupi trenat shkojnë për në Gradsko, ndërsa nga Gjevgjelia për në Krivollak. Nga stacionet e përmendura hekurudhore Gradsko dhe Krivollak, udhëtarët transportohen me autobus.

Për shkak të transferimit të tillë të udhëtarëve nga treni në autobus ky tren Gjevgjeli-Veles tashmë gjashtë ditë në vend se në 6,27 minuta nga stacioni hekurudhor në Veles për në Shkup arrin me vonesë nga dy orë, në orën 08:20.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M