Agjencia Zhurnal.mk.

Shtyhet seanca për rastin “Parcelat në Vodno”

Shkup, 19 korrik – Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përkthim të provave në rastin e Prokurorisë publike të dorëzuara në gjuhën angleze, në gjuhën maqedone si dhe angazhimit të avokatit në lëndën “TNT”, gjykimi i sotëm për “Parcelat në Vodno” shtyhet, kanë bërë të ditur nga Gjykata Penale në Shkup.

 

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës për rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski është akuzuar për veprat “pastrim parash dhe për përfitim të jashtëligjshëm dhe fshehje të pronës”. Kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, akuzohet për “ndihmë gjatë veprës penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat ndëshkuese”.

Related posts

Zaev: Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë japin rezultate

D V

Autoritetet shëndetësore do të vendosin nëse kopshtet nga shtatori do të punojnë me kapacitet të plotë

D V

Evakuohen më shumë objekte në qendër të Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More