Agjencia Zhurnal.mk.

Shtyhet për një javë rrënimi i shtpisë për depërtim të bulevarit “Bllagoja Toska” në Tetovë

Tetovë, 14 nëntor – Rrënimi i shtëpisë së fundit i paralajmëruar për sot për zgjerimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë është shtyrë për një javë, Shtyrja erdhi pasi pronarët e shtëpisë negociuan me përfaqësues të komunës, inspektoratit dhe policisë për disa orë. Në kohën e parashikuar për rrënim në 11 ora janë sjellë makineritë e ndërtimtarisë, po nuk kishte aktivitete.

Komuna siguron se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe familja duhet të largohet nga objekti.

“Shpronësimi ka përfunduar dhe paratë janë transferuar në një llogari të caktuar gjyqësore sepse pala nuk dëshiron t’i marrë ato para. Në gjykatë po vijon një procedurë, por vetëm për përcaktimin e shumës. Ne i kemi parashikuar të gjitha procedurat në kuadër të ligjit dhe do të kapërcejmë të gjitha pengesat për të vazhduar punimet për hapjen e atij bulevardi. Ne arritëm një marrëveshje që i jep familjes një javë tjetër për t’u shpërngulur. Komuna ka gjetur banesë dhe do të paguajë qira për të jetuar atje, derisa të gjejnë objekt për qëndrim të përhershëm me paratë që do t’i marrin nga shpronësimi, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

Për pronarin Islam Rushiti gjykata caktoi një dëmshpërblim prej 76 mijë eurosh, ndërsa kërkon 120 mijë euro për t’i lejuar të lënë 80 metra katrorë nga sipërfaqja totale prej 462 metrash katrorë për të ndërtuar një shtëpi më të vogël.

“Do të shohim pastaj çfarë do të bëhet, me vlerësimin që do të bëhet, sa do të na japin, sa do të jetë. Tani është vendosur që sot të qëndrojmë këtu, tha Islam Rushiti.

Nga komuna bëjnë me dije se ligjërisht nuk kanë mundësi të japin leje për ndërtimin e një pjese të sipërfaqes.

Për zgjerimin e bulevardit, punimet ndërtimore me prishjen e objekteve kanë nisur në korrik të vitit 2021 gjatë administratës së mëparshme bashkiake. Për punimet ndërtimore, komuna ka marrë mjete nga i ashtuquajturi TAV program, ndërsa për shpronësim mjete nga Qeveria.

Related posts

MASH shpall konkurs për regjistrim në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2024/2025

D V

Lukarevska: Rezultatet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta, do të kemi përsëritje të atyre të mëparshme

D V

Deri të martën me diell dhe ngrohtë deri në 29 gradë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy