Agjencia Zhurnal.mk.

Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ky është shkaku

Seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani në 21 Prill 2021 në Elbasan është shtyrë për të tretën herë.

 

Në të njëjtën çështje po shqyrtohen edhe 8 punonjësit e policisë së Elbasanit, dy ish-drejtoret, Niko Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivët e forcave “Shqiponja” të akuzuar për shpërdorim detyre.

Avokatët kanë kërkuar shtyrjen e seancës pasi pretendojnë se nuk janë njohur aktet. Nga ana tjetër avokati i Paplekajt thotë se nuk ka arsye për shtyrjen dhe vetë është i njohur me aktet.

Kujtojmë se dosja e 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani shqyrtohet e përbashkët.

Pra, Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasje me dashje; dy ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit dhe 6 efektivë të repartit “Shqiponja”. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 23 shtator.

Related posts

DASH apel qytetarëve amerikanë në Shqipëri: Kujdes nga Kovid-19, mos shkelni në Lazarat

N E

Enkelejd Alibeaj propozon platformë me 6 pika për bashkimin e PD-së

D V

Manastirliu: Rifillon Kontrolli Mjekësor Bazë, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More