Agjencia Zhurnal.mk.

Shtyhen aktivitetet në Kuvend për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari

Shkup, 23 nëntor – Për shkak të aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin 46 persona humbën jetën, sot janë shtyrë të gjitha aktivitetet në Kuvend. Janë shtyrë edhe të gjitha takimet e planifikuara.

 

Siç informon pres shërbimi i Kuvendit, vetëm Këshilli Kombëtar për Eurointegrime do ta mbajë seancën e tretë. Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 është pika e vetme e rendit të ditës së seancës.

Nga pres shërbimi i Kuvendit shtojnë se Këshilli Kombëtar për Eurointegrime do të mblidhet sepse tashmë kanë ardhur ambasadorët, por do të reduktohen shumë. Pritet seanca të zgjasë shkurt.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu ngushëllime në emrin e tij dhe në emrin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për personat që e humbën jetën në mënyrë tragjike në fatkeqësinë e autobusit që ndodhi në Bullgari, me shpresë dhe besim, siç qëndron në telegram, se asnjëherë më nuk do të jemi dëshmitarë të një akti të tillë tragjik dhe nuk do të presim një ditë të tillë pikëllimi.

Udhëtarëve që arritën të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi, u uron shërim të shpejtë të dhimbjes fizike dhe shpirtërore.

Related posts

Ziadin Sela nga Tearca: Do ta fitojmë betejën ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëvе

Redaksia

OBRM-PDUKM: Bisedime me Bullgari pas miratimit të Rezolutës në Kuvend

D V

UT me marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Kiobiologjisë dhe Teknologjive Ushqimore të Bullgarisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More