Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrenjtohet benzina

Shkup, 5 korrik – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) që sonte në mesnatë rriten për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes i dizelit mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,74 për qind.

 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë EUROSUPER BS – 95 është 71,5 denarë për një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 73, 5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 63 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V), nuk ndryshon dhe ngelet 63 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,567 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 37,719 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë çmimet referente në tregjet botërore tek benzina mesatarisht për rreth 1,472 për qind dhe tek dizeli për rreth 0,301 për qind si edhe për 0,157 për qind kursi më i lartë i denarit në raport me dollarin.

Related posts

Kongresi Botëror për automjetet me energji të re mbahet në Hainan

Redaksia

Maqedoni: Shpenzimet kapitale në gusht janë 39.5 për qind

D V

Juani digjital përdoret për herë të parë në transaksionet e kontratave me zbatim të ardhshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More