Shkup, 27 dhjetor – Nga sonte në mesnatë, benzinat shtrenjtohen për gjysmë denari ndërsa dizeli lirohet për gjysmë denari, informon Zhurnal.
Me çmimoren e re që hynë në fuqi nga sonte në mesnatë, çmimi i benzinës BS-95 do të kushtojë 73,5 denarë për litër ndërsa BS-98 do të kushtojë 75,5 denarë për litër.
NGa ana tjetër dizeli EURODIZEL do të kushtojë 64 denarë për litër. Gjithashtu edhe vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 64 denarë për litër. Çmimi i saj nuk ndryshon.
Çmimi i mazutit ulet për 0,504 denarë dhe çmimi i ri shënon 39,360 denarë për kilogram.//Zhurnal.mk