Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrenjtohet benzina BS 98

Shkup, 28 tetor – Benzina EUROSUPER BS-98 nga sonte në mesnatë do të rritet për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 90 denarë. Nuk ndryshohen çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe Mazutit M-1 NS, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimet e Ujit.

 

Një litër EUROSUPER BS – 98 do të vazhdojë të kushtojë 92,5 denarë, 100 denarë për EURODIESEL BS (D-E V), dhe 97 denarë për Ekstra i lehtë 1 (EL-1).

KRRE ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.44 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm.

“Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë rritje mesatare: për benzinën me 1,317 për qind, për naftën një rënie prej 0,078 për qind, për vajin ekstra të lehtë me rritje prej 0,110 për qind dhe për mazutin rritje prej 0.802 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,444 për qind”, informon KRRE.

Related posts

Prodi: Zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Redaksia

Nuk ka ndryshim të qëndrimit dhe zvarritje të dorëheqjes së Zaevit

D V

Ahmeti – Lajçak: Ballkani meriton paqe dhe integrim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More