Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrenjtohen derivatet për një denarë e gjysmë

Shkup, 14 gusht – Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, për një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas këtij vendimi, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 86,50 den/litër, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 88,50 den/litër, ndërsa dizeli do të shitet me çmim prej 81 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 80,50 den/litër.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit për 0,801 den/kg, në krahasim me çmimin e përcaktuar më parë dhe nga mesnata do të kushtojë 46,592 den/kg.

Vendimin e ri për rritjen e çmimeve KRRE e shpjegon me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore.

Related posts

Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Xh M

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M