Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrenjtohen derivatet

Shkup, 18 tetor – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EUROSUPER (D-E V) dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) prej mbrëmë në mesnatë rriten për një denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 76,50 denarë, ndërsa 78.50 denarë për EUROSUPER BS -98, EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 68,50 denarë, ndërsa 68 denarë Vaji ekstra i lirë (EL-1).

Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 HC për 0,29 denarë për kilogram dhe do të kushtojë 43.100 denarë për kilogram.

Rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, sipas vendimit të KRRE-së, mesatarisht, arrin 1,23 për qind lidhur me vendimin e trupit rregullator nga data 12 e këtij muaji. Në periudhën e fundit shtatë ditore të gjitha çmimet referente të bursave botërore mesatarisht shënon rritje: tek benzina për 2,197 për qind, tek dizeli për 2,942 për qind, tek vaji ekstra i lirë për 2,853 për qind dhe tek mazuti për 0,554 për qind. Në periudhën e fundit kursi i denarit lidhur me dollarin është më i lartë për 0,164 për qind, theksoi KRRE-ja në vendimin për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky