Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrenjtohen çmimet e shërbimeve të kadastrës, reagon VMRO-DPMNE

Shkup, 28 nëntor – Së fundmi janë shtrenjtuar çmimet e shërbimeve të kadastrës, e për çka kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se kjo është eedhe një goditje ndaj xhepit të qytetarëve, transmeton Zhurnal.

Sipas tyre, në kushte në ekonomisë së rënduar dhe në kushte krize, qeveria i ngarkon qytetarët me çmime më të larta të shërbimeve nga kadastra.

“Me tarifën e re, për çka ka dhënë pajtim qeveria e Kovaçevskit, çmimet e shërbimeve janë shtrenjtuar deri në 500%. Nëse deri tani për dhënien e të dhënave të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e elaboratit gjeodezik është paguar 750 denarë, tani çmimi do të jetë 1552 denar, nëse e drejta e regjistrimit të banesës ishte 300 denarë, tani do të jetë 1200 denarë, nëse një fletëpronësi kushtonte 180 denarë, tani do të kushtojë 250 denarë”, thonë nga DPMNE.

Sipas tyre, kjo është goditje ndaj qytetarëve.

“Vallë me shërbime më të shtrenjta do të shpëtojë kadastra nga bankrotimi, institucion i cili në 5 vitet e fundit ka harxhuar 50 milion euro nga buxheti dhe 10 milion euro nga donacione? Ku shkuan këto para kur nuk ka as reforma as sistem më të mirë? Qeveria e LSD-së dhe Kovaçevskit janë kampionë në shkatërrimin e kompanive shtetërore, agjencive dhe institucioneve, dhe shndërrimin e tyre në humbës. Punën e tyre jo të denjë dhe kriminogjene e paguajnë shtrenjtë qytetarët”, thonë nga DPMNE.//Zhurnal.mk

Related posts

Ajdini: Nuk na trembin veprimet e regjimit

D V

Maqedonia e Veriut është e përgatitur që ta formojë Qendrën e trajnimit për zgjedhjet

Redaksia

Carovska: Nxënësit do të jenë pjesë e testimit PISA në vitin 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More