Agjencia Zhurnal.mk.

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve për kërkesën globale dhe efektet e shkaktuara nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Tregu i naftë së papërpunuar, Brent, që njihet si kontrata ditore me para në dorë, e mbylli ditën me rreth 82.34 dollarë për fuçi. Diferenca gjashtëmujore për tregun Brent shënoi të martën nivelin më të lartë që nga tetori, çka tregon tendosjen e tregut.

Tregu Brent shihet si pikë referimi e çmimeve globale të naftës së papërpunuar, ndërsa tregu WTI ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara.

Tregu tjetër i naftës bruto “West Texas Intermediate” për dërgesat e muajit mars shënoi një çmim prej 78.18 dollarë për fuçi. Kontratat për muajin prill parashikojnë një çmim prej 77.04 dollarë për fuçi në tregun amerikan.

Por rritja me rreth 1.71 dollar për fuçi, më e madhja në rreth katër muaj, i nxit kompanitë energjetike që të shesin rezervat e tyre në vend që të paguajnë për magazinimin për muajt e ardhshëm. Por zhvillimet globale po ndikojnë ndjeshëm tek çmimi i naftës.

Transporti detar është përballur me pengesa madhore si rezultat i sulmeve me raketa nga lëvizja Houthi e lidhur me Iranin. Organizata terroriste i ka lidhur sulmet e saj me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Lëvizja Houthi thotë se sulmet e saj mbështesin kauzën e Hamasit. Sulmet terroriste me dron dhe raketa kanë goditur të paktën katër anije mallrash që nga e premtja. Por investitorët duken më të shqetësuar nga rënia e kërkesës globale për naftë.

Kina njoftoi uljen më të madhe ndonjëherë të huadhënies. John Kilduff, partner në firmën njujorkeze “Again Capital LLC” thotë se fakti që tregu i naftës bruto nuk ka patur reagime pozitive tregon thellësinë e problemit të kërkesës për naftë nga tregu kinez.

Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) rishikoi javën e kaluar parashikimet për kërkesat për naftë gjatë vitit 2024, duke treguar rënie të kërkesës me pothuajse një milion fuçi në ditë më pak se parashikimet nga OPEC.

IEA vlerëson se kërkesa globale për naftë do të rritet me 1.22 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2024. OPEC parashikoi një rritje prej 2.25 milionë fuçi naftë në ditë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, e cila përfaqëson vendet e industrializuara, parashikon se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin deri në vitin 2030, ndërsa OPEC pret që përdorimi i naftës të vazhdojë të rritet për dy dekadat e ardhshme.

Related posts

Pluhuri afrikan “mbulon” disa qytete të Greqisë

Xh M

“Terroristët rusë goditën sërish në Kharkiv”, Zelensky: Na duhen sisteme Patriot, ofensivë për rekrutim ushtarësh

Xh M

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky