Agjencia Zhurnal.mk.

Shteti pa Qeveri e Gjykata Kushtetuese pa gjykatës, shumë ligje në “stand by”

Shkup, 13 janar – Fokusi do të jetë përzgjedhja e Qeverisë, e më pas do të ndahen anëtarët dhe zëvendësit e komisionit për zgjedhje dhe emërime sipas shumicës së re, deklaroi kështu Jovan Mitrevski nga LSDM për Komisionin që duhet të propozojë kandidatë për gjykatës kushtetues, transmeton Zhurnal.

 

Gjykata Kushtetuese vitin 2022 e fillon me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë, e për të funksionuar normalisht, nevojiten së paku gjashtë gjykatës. Kuvendi tanimë gjashtë muaj nuk debaton për këtë se kush duhet të ulet në vendet e zbrazura. Koordinuesi i grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski për këtë e akuzon kryesuesin e komisionit për zgjedhje dhe emërime nga LSDM.

Nëse edhe LSDM dëshiron të zgjedhim gjykatës kushtetues, seanca e komisionit mund të caktohet që sot. Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të mer pjesë në këtë debat, si dhe në seancë plenare”, deklaroi Micevski për “Sloboden Peçat”.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari thotë se edhe pesë gjykatës janë legalisht shumicë por njëri prej tyre nëse voton kundër, mund të bllokohen shumë lëndë.

“Mospasja e kapacitetit të plotë për vendimmarje, ndikon mbi kualitetin e punës së Gjykatës Kushtetuese. Deri tani janë shtyrë dhjetëra lëndë përshkak kësaj që seriozisht i rrezikon qeverisjen e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, që më tej e ulë besimin e qytetarëve në sistemin juridik”,thotë Shasivari.

Më par, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska apeloi që sa më shpejtë të kompletohet gjykata, sepse nuk mund të votojnë ligje për të cilat nevojitet dy e treta e shumicës.//Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, antiPrespës, anti-NATO dhe kundër BE-së

Redaksia

Për Suedinë dhe Republikën Çeke, përparësia e Presidencës së BE do të jetë Ballkani Perëndimor

D V

6 janari ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More