Agjencia Zhurnal.mk.

Shtetet europiane nisin me vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë.

 

Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Drita jeshile u dha një javë më herët nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve.

Duke mos humbur shumë kohë, kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. Ngjashëm tha edhe Qeveria e Italisë.

Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Edhe SHBA-të edhe Evropa janë të etura për të përshpejtuar tutje vaksinimin, i cili tashmë ka zvogëluar normat e infeksionit dhe ka çuar në rihapjen e ekonomive.

Gjysma e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Franca hapi të hënën vaksinimin për këdo që është 18 vjeç e lart. Ky vendim u mor më herët seç ishte planifikuar fillimisht, pasi gati gjysma e popullsisë së rritur franceze ka marrë së paku një dozë të vaksinës dhe më shumë se 20 përqind janë vaksinuar plotësisht.

Nga 7 qershori, edhe Gjermania pritet të hapë vaksinimin për të gjithë të rriturit.

Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive në të dyja anët e Atlantikut, coronavirusi mbetet kërcënim i madh në disa vende.

Malajzia nisi sot “izolimin total”, që do të zgjasë dy javë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe viktimave në javët e fundit.

Related posts

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

D V

Lëshohet në hapësirë sateliti që mbështet transmetimin video 4K dhe 8K

Redaksia

Kina thotë se 85% e qytetarëve të saj do të flasin gjuhën mandarine deri më 2025

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More