Agjencia Zhurnal.mk.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Ukraina mund ta fitojë luftën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka besim të plotë se Ukraina ka aftësi që ta mund Rusinë.

 

Duke folur për situatën e sigurisë para më shumë se 40 liderëve të vendeve të ndryshme, ai tha: “rezistenca e tyre na ka inspiruar për një botë të lirë”.

“Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe këtë po e shohin të gjithë”, shtoi Sekretari i Mbrojtjes.

Këto komente të tij janë pothuajse në një linjë me Sekretarin britanik James Heappey, i cili tha për Sky News se është e paevitueshme fitorja e ukrainasve.

“Ekzistojnë gjasat që Ukrainasit t’i zmbrapsin ushtarët rusë”, pati thënë politikani britanik Heappey. 

Related posts

Mbyllet votimi në Brazil/ Beteja mes Bolsonaro dhe Lula

Xh M

Rusia ua ndalon hyrjen shtatë shtetasve britanikë

D V

Zgjerimi i NATO-s vihet në pikëpyetje pas kundërshtive të Turqisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More