Zagreb, 12 tetor – Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku në autostradën A3 në pjesën Bregana-Lipovac në Kroaci, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, raportojnë mediat kroate.
I ndjeri ishte 51 vjeç dhe i ka qenë bashkëudhëtar në makinën me targa italiane.
Sipas njoftimit të publikuar, aksidenti ka ndodhur dje në orën 19:10, pasi vetura ka dalë nga rruga, ndërsa për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i dy shtetasve të Maqedonisë.