Agjencia Zhurnal.mk.

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahë me grushte fytyrës tre policë në Kisella Vodë

Shkup, 4 nëntor – Një shtetas amerikan ka rrahur tre policë në stacionin policor në Kisella Vodë pasi është arrestuar për një vepër penale kundër rendit publik, informon zhurnal.

 

Prokuroria ka ngritur procedurë kundër 42 vjeçarit nga SHBA për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale – sulm mbi person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës të sigurisë nga neni 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

Mëngjesin e sotëm ai është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë për prishjen e rendit publik. Derisa ka hyrë në korridor të stacionit, ka filluar të sillet me agresivitet dhe të godasë me duar dhe këmbë inventarin që është gjendur në stacion. Kur njëri prej policëve e ka paralajmëruar të ndalojë me ato veprime, ai i është kthyer policit dhe ka filluar ta godasë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Në atë moment edhe dy policë të tjerë kanë tentuar ta mposhtim por edhe ato e kanë pësuar njëlloj si polici i parë, me grushta fytyrës. Pas një kohe të shkurtër policët mezi e kanë mposhtur amerikanin.

Përshkak se në rastin konkret nuk ekziston mundësi tjetër të sigurimit të prezencës të të dyshuarit, prokurori ka dorëzuar propozim që i njejti të mbahet në paraburgim.//Zhurnal.mk

Related posts

Zhurnal mëson/Kapen disa persona me rreth 60kg marihuanë, mes tyre dhe baxhanaku i ministrit Bekteshi?

D V

Në Shkup sot do të mbahet Forumi energjetik MEF 2021

N E

Shilegov: Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More