Agjencia Zhurnal.mk.

Shtëpia e Bardhë, e gatshme të përgjigjet për spiunazhin ndaj aleatëve

Shtëpia e Bardhë do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj evropianë për të adresuar çdo pyetje në lidhje me spiunazhin amerikan ndaj liderëve europianë.

Kjo u deklarua nga zëvendës zëdhënësi Karine Jean-Pierre në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, në lidhje me zbulimet e spiunazhit amerikan nga udhëheqësit evropianë përmes sistemeve të përgjimit të kabllove nëndetëse daneze, transmeton A2news.

Zbulimet, të cilat çuan Francën dhe Gjermaninë të kërkonin sqarime, erdhën dy javë para vizitës së Joe Biden në Evropë, e para e tij jashtë vendit, së pari në Britaninë e Madhe për G7, pastaj në Bruksel për samitin SHBA-BE dhe në samitin e NATO-s.

Një ditë më parë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka, pas raporteve që shërbimet e inteligjencës daneze ndihmuan Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!