Agjencia Zhurnal.mk.

Shtatë të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre nga Ministria e Mjedisit

Po vazhdon operacioni “Brezovica”, ndërsa deri tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

 

Personat e arrestuar dyshohet keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari.

“Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai.

Ndryshe, sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë. 

Related posts

Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan

D V

Të martën e ardhshme Kuvendi mban seancë, do të bëhet shqyrtimi i 20 projektligjeve

D V

Kurti: Kosova është në gjendje të kontribuojë për paqen dhe sigurinë botërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More