Agjencia Zhurnal.mk.

Shtatë kandidatë në garën për kryetar të Komunës së Strugës

Strugë, 23 shtator – Shtatë kandidatë do të jenë në garë për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale, që duhet të mbahen më 17 tetor. Në garë  për vende të këshilltarëve, janë konfirmuar 10 lista, kumtoi Komisioni Komunal Zgjedhor.

Kandidatë për kryetarë janë Idri Istrefi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa, Nasto Palioski nga “TMRO”, Samir Murtezoski nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Ramis merko nga bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Dimpçe Shipinkarovski nga koalaicioni “Më e mira për komunën time”, Abdulla Qazimovski nga lëvizja Besa dhe Lube Petrevski nga partia politike Demokratët.

Votën e struganëve për 27 vende të këshilltarëve do ta kërkojnë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa,  me bartësin Nijazi  Xhumkarin, VMRO-DPMNE në krye me Alen Derebanin, BDI me bartësin Arbëresha Vllashin, Maqedonia e Vetme, bartës Zaharije Shurdoskin, koalicioni “Më e mira për komunën time” – Irina Joldeska, Lëvizja Besa – Fatmir Emushin, E Majta – Jovana Moskokën, lëvizja “Vemdimtar për ndryshime” – Ilija Pejoskin, Partia Demokratike e Turqve – Emin Xhumkarin dhe PDSH – Jetmir Marazin.

Në Komunën e Strugës, siç informuan nga Komisioni Komunal Zgjedhor, do të votohet në 101 vendvotime. Të dyja vendvotimet në shkollën e vjetër fillore “Braqa Milladinovci” do të transferohen në lokacion të ri, i cili plotësisht duhet të kumtohet. 

Related posts

KQ i LSDM-së do të diskutojë për dorëheqjen e Zaevit dhe gjendjen aktuale politike

D V

Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Xh M

Kovaçevski: Lehtësojmë procedurat për instalimin e centraleve fotovoltaike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More