Agjencia Zhurnal.mk.

Shtada/ Hemofarm fillon me shitjen e produkteve të njohura të kompanisë Sanofi

Duke filluar nga dhjetori 2021 Hemofarm në tregun e Maqedonisë i ofron produktet e njohura të kompanisë Sanofi, siç janë Buscopan, Bisolvon dhe Dulcolax.

 

Në kuadër të kontratës së distribuimit të produkteve shëndetësore për përdorim të gjerë në 20 vende evropiane, Shtada dhe Hemofarm për konsumatorët në Maqedoninë e Veriut do të ofrojnë pesë brende (9 produkte) të kompanisë franceze Sanofi.

Ronald Seeliger, drejtori i përgjithshëm i Hemofarm, deklaroi si në vazhdim: „Ne kemi për qëllim që çdo problemi shëndetësor t’i përgjigjemi me një medikament adekuat ose me parandalim në kohën e duhur. Me pasurimin e gamës sonë me brendet siç janë Buscopan, Bisolvan dhe Dulcolax, ne konfirmojmë se jemi partner të cilit mund t’i besojnë farmacistët, pacientët dhe konsumatorët e të gjithë vendit“.

Duke filluar nga 1 nëntor 2021 Hemofarm, kompani që funksionon në kuadër të grupit Shtada, merr përsipër distribuimin dhe autorizimin e tregtimit të gamës së brendeve të konsumit të gjerë të kompanisë Sanofi, duke pasuruar akoma më shumë ofertën e produkteve për pacientët dhe konsumatorët në Maqedoninë e Veriut. Bisolvon, Buscopan, Essentiale Forte N, No-Spa dhe Dulcolax janë vetëm një pjesë e brendeve të njohura që janë paraparë me kontratën e lidhur midis Shtada dhe Sanofi, që do të ofrohen edhe në Maqedoninë e Veriut me ndërmjetësimin e Hemofarm.

Nga mesi i këtij viti Shtada dhe Sanofi lidhën kontratë për 20 vende evropiane, midis të cilave u gjet edhe Maqedonia e Veriut. Në këtë mënyrë Shtada do të jetë kompetente për distribuim dhe tregtimin e paletës së Sanofi në këto tregje. Kontrata e lidhur midis këtyre dy kompanive multinacionale përfshin distribuimin e rreth 50 brendeve të Sanofi, midis të cilave gjenden produktet për qetësimin e kollës dhe ftohjeve, kundër reaksioneve alergjike, qetësimin e dhimbjeve, funksionimin më të mirë të organeve të tretjes, suplemente ushqimi, etj. Në tregun e Maqedonisë së Veriut do të ofrohen 9 produkte në kuadër të pesë brendeve, midis të cilave gjenden Buscopan, No-Spa, Bisolvon, Dulcolax, Essentiale Forte N.

Sipas deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të Hemofarm, Ronald Zeliger, kjo kompani vazhdimisht konfirmon rolin e saj të rëndësishëm të partnerit të pacientëve dhe konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe të të gjithë sistemit shëndetësor, për arsye se paleta e produkteve pasurohet vazhdimisht, investohet në modernizimin e saj, me qëllim mundësimin e medikamenteve adekuate dhe parandalimit të duhur. „Gama jonë e pasur e barnave dhe produkteve mjekësore është një mënyrë qasjeje drejt problemeve shëndetësore dhe vështirësive të pacientëve, me ndihmën e zgjidhjeve farmaceutike moderne. Me plotësimin e brendeve të reja, siç janë Bisolvon, Buscopan dhe Dulcolax, Hemofarm vërteton se është partner të cilit mund t’i besojnë farmacistët, pacientët dhe konsumatorët e të gjithë vendit sepse ofron zgjidhje moderne për problemet e ndryshme shëndetësore të popullatës“, theksoi drejtori Seeliger.

Në këtë mënyrë, në fillim të sezonit të dimrit, Hemofarm pasuron paletën e deritanishme të brendeve kundër kollës, ftohjeve, sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, problemeve digjestive dhe reaksioneve alergjike.

Related posts

Kërkojini gjyshes suaj t’ju mësojë këtë aktivitet: Thurja me grep është si joga për trurin

D V

Pirja e tepruar e kafesë rrit rrezikun për shfaqje të demencës

D V

Kjo pije zhduk efektin e alkoolit dhe relakson muskujt, të gjithë e mbani në frigorifer

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More