Agjencia Zhurnal.mk.

Shtabi zgjedhor i Pendarovskit: Nuk do të mbahen master debate të kandidatëve për president

Shkup, 2 prill – Nuk do të mbahen master debate me të gjithë kandidatët për president, informoi sot ekipi për komunikim i kandidatit për president Stevo Pendarovski.

“Fatkeqësisht, krahas qëllimeve më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit ndërmjet shtabeve zgjedhore, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme që të krijohen kushte për mbajtjen e këtyre “master debateve”, thuhet në komunikatë.

Nga atje theksojnë se periudhën e kaluar, përmes komunikimit intensiv të shtabeve zgjedhore të të shtatë kandidatëve presidencial ishte arritur konsensus për mbajtjen e dy të ashtuquajturve “master debate”.

“Në këtë mënyrë, në frymën e demokracisë dhe transparencës, opinioni do të ndiqte një debat të hapur për çështjet për të cilat angazhohen kandidatët për president dhe programet e tyre. Gjithashtu, shtabi i kandidatit Stevo Pendarovski mbajti takime me personat përgjegjës nga televizionet kombëtare, si dhe takime të njëpasnjëshme me përfaqësues të shtabeve zgjedhor të kandidatëve presidencial me qëllim për të tejkaluar çështjet e hapura, të tejkalohen dallimet si dhe të dilet në ndihmë për disa kërkesa më specifike”, informojnë nga ekipi i Pendarovskit.

Debatet, siç thuhet në komunikatë, ishin planifikuar të mbahen në terren neutral dhe të transmetohen nga televizionet kombëtare, si dhe në platformat sociale.

“Por fatkeqësisht, krahas tendencave më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabeve zgjedhore, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushte për mbajtjen e këtyre ‘master debateve’”, thuhet në komunikatën e ekipit për komunikim të Pendarovskit.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky