Agjencia Zhurnal.mk.

Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë së RMV-së vazhdimin e vitit shkollor nga 1 shkurti

Shkup, 17 janar – Sot është mbajtur seanca e parë e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave për trajtimin e pandemisë së coronavirusit.

Seancën e kryesoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e BNJVL-së, Danella Arsovska.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Karaxhovski prezantoi gjendjen aktuale epidemiologjike me COVID-19, ndërsa pikë kryesore e diskutimit ishin opsionet për vazhdimin e mësimit në vitin aktual shkollor.

Nga diskutimi, Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave doli në përfundimin se vendi ndodhet aktualisht në një kulm epidemiologjik, për këtë arsye rekomandon shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 shkurt 2022, me kushtin e thirrjeve të forta ndaj prindërve që të respektojnë me përpikëri masat mbrojtëse nga coronavirusi.

Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme.

Related posts

Pendarovski: E vetmja mënyrë për të shpallur zgjedhje të parakohshme është shpërndarja e Kuvendit

D V

Mariçiq nga Parisi: Nevojitet lidership i fuqishëm dhe vendim politik nga Evropa

Z.H

Bekteshi: Edhe këtë vit do kemi vauçer për puntorët me paga minimale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More