Agjencia Zhurnal.mk.

ShSKUK tregon se kush ka të drejtë të jap informacione për pacientët

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se kush nga stafi ka të drejtë të jap informacione lidhur me gjendjen e pacientëve.

 

Sipas një shkrese të siguruar nga Klan Kosova të drejtë për të dhënë informacion për familjarët e pacientëve mund të caktohet nga drejtori i klinikës apo spitalit.

“Sipas planit organizativ mund të jetë mjeku i dhomës, Shefi i Repartit, apo edhe në raste të caktuara edhe konsiliumi i mjekëve” – thuhet në shkresën e siguruar nga Klan Kosova.

Mbrëmë në Klinikën e Gjinekologjisë ka lindur një foshnje pa shenja jete.

Një infermiere dyshohet se e ka keqinformuar prindin e foshnjës në fjalë duke i thënë se foshnja e tij ka lindur “shëndosh e mirë” dhe më pas i kishte treguar se ka vdekur.

Kjo i ka ngritur dyshimet tek burri duke e lajmëruar rastin në polici me pretendimin se ia kanë ngatërruar foshnjën.

Related posts

BIK-u merr përsipër kryerjen e shërbimeve funerale, të hënën protestojnë kompanitë funerale në Prishtinë

D V

Vitia fton qytetarët të dalin masivisht: Të japim shembull të demokracisë

D V

Në takim me Kurtin, baronesha nga Parlamenti britanik flet për ndikimin e politikës ruse në Ballkan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More