Agjencia Zhurnal.mk.

Shqyrtimi i super ekspertizës për rastin “Llaskarca” do të mbahet më 26 janar

Shkup, 24 janar – Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot ka vazhduar seanca për rastin “Llaskarca”. Gjykata në seancën e sotme mori vendim që pas pëlqimit të të gjitha palëve, për shkak të ekonomizimit dhe përshtatshmërisë së procedurës, të lexohen të gjitha dëshmitë e deritanishme dhe të vazhdojë procedura me këqyrjen e superekspertizabve, të caktuar për seancën e radhës.

Për seancën e ardhshme, të caktuar për më 26 janar, është planifikuar të kryhet inspektim në dy ekspertiza të përgatitura nga dy ekipe inxhinierësh mekanikë dhe të trafikut.

Në seancën e kaluar nga Byroja për ekspertizë ka mbërritur aktekspertimi dhe i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve përmes mbrojtësve të tyre.

Superekspertiza që Gjykata e kishte urdhëruar në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet e vendit, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ndërsa Fakulteti Teknik në Manastir, në të njëjtën kohë, ka njoftuar gjithashtu se e kishin kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energji dhe nuk mund të ekspertojnë mjete motorike. Nga Gjykata Penale kanë bërë të ditur se e kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë për ekspertizë ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, i ndodhur më 13 shkurt të vitit 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të lënduar rëndë mbi 30 të tjerë, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompania Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Gjykimi për aksidentin, i cili filloi në shtator të vitit 2019, udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Darko Jakimovski.

Related posts

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy