Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptohen 663 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 15 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar aksional në terrtorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 663 shoferë, informojnë nga MPB.

 

Nga automjetet e sanksionuara, 109 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa 22 kanë qarkulluar me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, 299 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vendbanime, ndërsa 364 jashtë vendbanimeve.

Kontrollet e përforcuara aksionale vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë që deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe bashkarisht të kontriboujmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.

Related posts

Rrëfehen anëtaret e 18 vjeçares së vrarë në Ferizaj

Redaksia

Kapen 39 emigrantë ilegal nga Lindja e Afërt në aksionin policor mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë

D V

Humb jetën një person në Pejë, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbinjtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More