Shkup, 14 gusht – Gjatë ditës së djeshme në aksionin e përforcuar të kontrolleve në territorine Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, janë dënuar 435 drejtues automjetesh.
Prej tyre, 44 automjete kanë lëvizur m shpejtësi mbi 50 km/h më shumë nga e lejuara, ndërsa nëntë automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 km/h më shumë nga shpejtësia e lejuar. Me atë rast, siç kumtoi sot MPB, 224 automjete e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 211 jashtë vendbanimit.
Kontrollet rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim.