Shkup, 20 gusht – Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 276 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e nëntë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Janë shqiptuar njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë sanksione për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë gjoba për shoferët fillestarë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.